Politika 2026-10-13 14:24:00 Nga VNA

PD bojkoton, Tabaku bën xhiro nëpër komisione/ Kundër strategjisë së partisë së saj edhe para ambasadorëve

Ndaje në Whatsapp

PD bojkoton, Tabaku bën xhiro nëpër komisione/ Kundër

Deputetët e Partisë Demokratike po shfaqen gjithnjë e më pak në komisionet parlamentare. Duket se është një strategji e zgjedhur për të kundërshtuar mazhorancën, të cilën opozita e akuzon se po i kalon reformat dhe projektligjet në mënyrë të njëanshme. 

Por mes karrigeve bosh të demokratëve ka një përjashtim që bie gjithnjë e më shumë në sy: Jorida Tabaku.

Ndryshe nga pjesa tjetër e grupit, Tabaku nuk duket se po e zbaton me të njëjtin rigorozitet strategjinë e mungesës. Përkundrazi, deputetja demokrate shfaqet në mbledhje të ndryshme parlamentare, madje edhe në disa prej tyre brenda së njëjtës ditë.

Tabaku vjen, flet, jep mesazhin e saj dhe më pas largohet, duke iu “bashkuar” vetëm më vonë bojkotit të kolegëve.

Kështu ndodhi si në Konferencën e Kryetarëve, ashtu edhe në Komisionet e tjera, ku deputetja demokrate u shfaq për të artikuluar qëndrimin e saj, përpara se të largohej nga mbledhja.

Por diferencimi i Tabakut nga pjesa tjetër e opozitës, sipas informacioneve të VNA-së, nuk po mbetet vetëm brenda dyerve të Kuvendit.

VNA mëson se Tabaku ka shfaqur rezerva ndaj strategjisë së ndjekur nga kolegët e saj edhe përballë ndërkombëtarëve. 

Sipas burimeve, në takime me ambasadorë, deputetja demokrate është shprehur kundër bojkotit të ndjekur nga pjesa tjetër e opozitës.

Pra, ndërsa publikisht PD po përpiqet të japë mesazhin e një grupi që kundërshton në bllok mënyrën se si PS po drejton punimet parlamentare, në takimet larg kamerave duket se jo të gjithë flasin me të njëjtën gjuhë. 

Dhe Tabaku po bëhet një nga zërat që dallon më shumë.
Një tjetër sinjal erdhi edhe nga deklarata e saj për reformën territoriale. 

Tabaku doli kundër propozimit të socialistëve për ngritjen e një komisioni të dytë për reformën, por kur u pyet nëse PD do të ulet apo jo në të, ia la vendimin grupit parlamentar demokrat. 

Një qëndrim që lë të hapur pikërisht atë derë që pjesa tjetër e opozitës po përpiqet ta mbajë të mbyllur.
Tabaku, kështu, duket se po luan në dy plane: nuk shkëputet formalisht nga vendimmarrja e grupit, por as nuk pranon të zhduket bashkë me të nga komisionet. 

Nëse është thjesht një taktikë personale politike apo shenja e një distance gjithnjë e më të madhe nga linja e grupit parlamentar të PD-së, kjo mbetet për t’u parë. Por një gjë po bëhet gjithnjë e më e dukshme, kur PD i lë karriget bosh, Jorida Tabaku zgjedh të jetë aty.

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news