Politika 2026-10-16 13:42:00 Nga VNA

Nxënësit dhe studentët në protestë, Mirela Kumbaro kyç gojën! Ministrja nuk tregon sa të rinj janë sot në klasa

Ndaje në Whatsapp

Nxënësit dhe studentët në protestë, Mirela Kumbaro

Ndërsa nxënësit dhe studentët kanë dalë sërish në rrugë këtë të premte, duke vijuar protestat dhe bojkotin e mësimit në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ende nuk ka reaguar publikisht për situatën e sotme.

Në ditën e katërt të protestave, ministrja nuk ka bërë publik asnjë bilanc mbi pjesëmarrjen në mësim. Sa nxënës janë sot në bankat e shkollës? Sa studentë kanë hyrë në auditore? Sa shkolla dhe universitete janë prekur nga bojkoti? Janë pyetje që mbeten pa përgjigje nga institucioni përgjegjës për arsimin.

Në vend të transparencës dhe informimit të qytetarëve, Kumbaro ka zgjedhur deri tani heshtjen në rrjetet sociale. Postimi i saj i fundit mbi situatën është ai i një dite më parë, kur u bëri thirrje prindërve të mos lejonin që fëmijët e tyre të përdoreshin për “qëllime të errëta e të dhunshme”, duke pretenduar se shkollat vijonin normalisht mësimin.

Por sot, kur protesta ka hyrë në ditën e katërt, ministrja nuk ka paraqitur asnjë të dhënë që të tregojë se sa normalisht po funksionon sistemi arsimor.

Ministria e Arsimit ka detyrë të informojë publikun se çfarë po ndodh realisht brenda tyre, sa është pjesëmarrja në mësim dhe sa i përhapur është bojkoti.

 

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news