Politika 2026-10-16 08:19:00 Nga VNA

Rama zgjohet sërish herët, me të njëjtën veshje dhe pas së njëjtës kioske të djegur: Fajin për protestat e kanë “duart e huaja”

Ndaje në Whatsapp

Rama zgjohet sërish herët, me të njëjtën veshje dhe pas

Kryeministri Edi Rama është zgjuar sërish herët këtë mëngjes, për t'u rikthyer pikërisht në vendin ku ishte edhe dje. Me të njëjtën veshje, pranë një kioske të djegur vetëm pak metra larg zyrës së tij, Rama ka zgjedhur të flasë sërish për protestën e studentëve dhe gjimnazistëve, e cila duket se ia ka prishur jo pak rutinën e zakonshme të daljeve publike dhe aktivitetit në rrjetet sociale gjatë 24 orëve të fundit.

Këtë herë, me një ton disi më të zbutur, por me të njëjtin mesazh, kryeministri përsëriti akuzat e një dite më parë. Sipas tij, protestat nuk janë shprehje e pakënaqësisë së të rinjve, por pas tyre qëndron një dorë tjetër, të cilën ai e lidh me opozitën dhe përpjekjet për të destabilizuar vendin.

“E gjithë kjo flamë s’është flamë studentore. E gjithë kjo pengmarrje e qytetit me maska, s’ka të bëjë fare me hallet dhe problemet, aspiratat legjitime të gjithëkujt që do një jetë më të mirë”, deklaroi Rama.

Në vend të një përgjigjeje konkrete për shqetësimet që kanë nxjerrë të rinjtë në rrugë, kryeministri zgjodhi ta lidhë protestën edhe me rrugëtimin europian të Shqipërisë, duke ngritur dyshime se trazirat nuk janë rastësi.

“A ju duket rastësi që sapo Shqipëria çel një tjetër dritë jeshile, sa më shumë afrohet drejt atij objektivi historik, këtu plas flaka?! Nuk është aspak rastësi e gjithë kjo që po ndodh”, tha ai.

Në fund, nga e njëjta skenë dhe me të njëjtën veshje, Rama pati edhe një mesazh për qytetarët, “motra dhe vëllezër durim, durim, se edhe kjo do kalojë”.

Pra, përballë një proteste që nuk po shuhet, kryeministri ka zgjedhur të presë që ajo të kalojë.

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news