Politika 2026-10-16 08:33:00 Nga VNA

Rama injoron thelbin e protestës: Veç Berishës, është edhe një dorë e zezë që na ndjek nga 1912

Ndaje në Whatsapp

Rama injoron thelbin e protestës: Veç Berishës, është

Këtë mëngjes, Kryeministri Edi Rama zgjodhi të shfaqej përpara një tezge të djegur për t’i dërguar një mesazh publikut pas zhvillimeve të fundit në Tiranë.

Por, në vend që të adresohej thelbi i revoltës dhe të merrej përgjegjësi për realitetin e vështirë socio-ekonomik, reagimi i kreut të qeverisë u përqendrua sërish te retorika e vjetër politike.

Përballë shqetësimeve kryesore të qytetarëve – pabarazisë në rritje, varfërisë, korrupsionit dhe mungesës së perspektivës – Rama nuk ofroi asnjë vetëkritikë.

Në vend të llogaridhënies apo marrjes së përgjegjësive shtetërore, fajtorët u gjendën sërish jashtë kabinetit qeveritar.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri u ndal te Sali Berisha dhe faktorë të jashtëm, duke i bërë ata përgjegjës për destabilizimin. Por retorika shkoi edhe më tej në kohë: Rama përmendi deri te një “dorë e zezë” që nga viti 1912, e cila sipas tij ka penguar historikisht rrugëtimin evropian të Shqipërisë, duke e zhvendosur debatin nga problemet reale të së sotmes te konspiracionet e së shkuarës.

Ajo që ra më shumë në sy ishte mungesa e masave konkrete apo e vendimeve politike për të zgjidhur krizën.

Në vend të një plani veprimi apo reflektimi shtetëror, mesazhi kryesor u përmblodh në një thirrje të thjeshtë për durim: “ta kalojmë së bashku”.

Në fund, mesazhi për qytetarët ishte i qartë: të jenë të qetë, sepse në krye është ai. Mbetet për t’u parë nëse kjo do të mjaftojë për të qetësuar revoltën apo nëse shmangia e problemeve thelbësore do të thellojë edhe më tej hendekun mes pushtetit dhe qytetarëve.

Një detaj tjetër i daljes së Kryeministrit ishte edhe vendi i zgjedhur për deklaratën: përpara kioskës së djegur, që është pjesë e rrjetit të kioskave të Vjollca Hoxhës, pronare e Top Channel.

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news