Politika 2026-10-21 09:41:46 Nga VNA

Dash Sula nën sqetullën e Ramës: Mos protestoni, por qeverisni me PS (asnjë fjalë për inspektorët e tij që mbrojtën me hunj selinë rozë)

Ndaje në Whatsapp
Dash Sula nën sqetullën e Ramës: Mos protestoni, por qeverisni me

Ish-deputeti opozitar Dashnor Sula, sot i akomoduar në karrigen e Inspektorit të Përgjithshëm me ftesë direkte të Edi Ramës, ka thyer heshtjen pas tetë ditësh protestash masive në kryeqytet. 

Përmes një reagimi të gjatë e të stërholluar, ai u është drejtuar qytetarëve me thirrje për "maturi", ndërsa u është vënë me të gjitha fuqitë në dispozicion interesave të mazhorancës në pushtet.

Në fjalën e tij, Sula e vë theksin te shmangia e përplasjeve fizike dhe dënimi i dhunës në sheshe, duke i konsideruar aktet e revoltës si një rrezik që kthen vendin pas:
"Prandaj, kjo është një thirrje që më buron nga thellësia e shpirtit për të gjithë ata që janë në shesh: të shmangin dhunën, të mos lejojnë që zemërimi të marrë përmasa të pakontrollueshme dhe të mos e zëvendësojnë fuqinë e argumentit me akte brutale. Argumentet e qytetarëve kanë shumë më tepër peshë dhe zë sesa dhuna."

Më tej, në përpjekje për të larë duart me të kaluarën e tij në opozitë dhe për të arsyetuar këtë kapërcim të bujshëm politik në krahët e kundërshtarit të djeshëm, Sula tentoi të shpjegojë moralin e postit të tij të ri nën sqetullën e Kryeministrit:

 "Po, është e vërtetë se katër vite më parë kam protestuar edhe i vetëm në Parlament kundër problematikave të qeverisjes... Por, në një moment kur kontributi im politik nuk kishte më peshën që meritonte, kryeministri i vendit, kundërshtari im i dikurshëm politik, vlerësoi kredibilitetin tim dhe, duke vendosur interesin publik përpara ndasive politike, më besoi drejtimin e Inspektoratit të Përgjithshëm."

Ai shton më tej se vendimin e tij e sheh si një mision për "ndërtimin e shtetit", duke pretenduar se porosia e vetme e marrë nga Rama ka qenë "zbatimi i ligjit".

Por pas moralizimeve patetike për paqe, shtetbërje dhe dialog, qëndron kostoja e karriges zyrtare.

 Deklarata e Sulës mban erë servilizëm politik ndaj kryeministrit që e shpërbleu me post. 

I kthyer tashmë në një mbrojtës të zellshëm të pushtetit rozë, ai u kërkon qytetarëve të ulin kokën e të braktisin protestën, duke harruar se deri dje mbante fjalime me të njëjtën retorikë kundër qeverisë nga e cila sot merr rrogën.

Ajo që bie më shumë në sy në këtë reagim të gjatë është heshtja e tij skandaloze për atë që ndodh brenda oborrit të tij institucional.

Në asnjë rresht të postimit në Facebook, Inspektori i Përgjithshëm nuk gjeti kurajën të thotë qoftë edhe një fjalë të vetme për akuzat më të rënda që rëndojnë mbi institucionin e tij.

 Raportimet dhe denoncimet publike se personat që fshiheshin brenda selisë së Partisë Socialiste — dhe që dolën prej aty të armatosur me hunj druri për të sulmuar fizikisht protestuesit paqësorë — ishin pikërisht vartës të tij, pjesë e strukturave të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT).

Për dhunën e pretenduar të protestuesve, Sula gjen fjalë e artikulon thirrje, por për "djemtë me hunj" të institucionit që ai vetë drejton dhe që dyshohet se u përdorën si gardë private e selisë rozë, Inspektori i Përgjithshëm zgjedh verbërinë e lehtëshme zyrtare. 

Një tjetër dëshmi se kur vihesh në dispozicion të pushtetit për një karrige, parimet mbeten thjesht në letrën e hartimeve publike.

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news