Politika 2026-10-20 18:25:11 Nga VNA

Tensione pranë Kryeministrisë, policia përdor gaz lotsjellës, plumba gome dhe tre autobotë me ujë ndaj protestuesve

Ndaje në Whatsapp
Tensione pranë Kryeministrisë, policia përdor gaz

Tensionet janë rikthyer mbrëmjen e sotme përpara Kryeministrisë, ku mijëra të rinj dhe qytetarë janë grumbulluar duke kërkuar largimin e menjëhershëm të kryeministrit Edi Rama.

Situata është përshkallëzuar pas ndërhyrjes së forcave të policisë, të cilat kanë përdorur gaz lotsjellës, plumba gome dhe ujë me presion për të shpërndarë protestuesit.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, policia ka aktivizuar tre autobotë me ujë, ndërsa sasi të mëdha gazi lotsjellës janë hedhur në drejtim të turmës së mbledhur përpara godinës së qeverisë.

Pavarësisht ndërhyrjes policore, protestuesit kanë vijuar të qëndrojnë në zonën përreth Kryeministrisë, duke këmbëngulur në kërkesën për largimin e Ramës.

Përplasjet e kësaj mbrëmjeje shënojnë një tjetër episod tensioni në protestat që prej tetë ditësh kanë përfshirë kryeqytetin.

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news