Sport 2026-10-30 20:54:55 Nga VNA

Barcelona përforcon mbrojtjen në janar, në listë Natan i Betisit dhe Bastoni i Interit

Ndaje në Whatsapp
Barcelona përforcon mbrojtjen në janar, në listë Natan i

Barcelona ka nisur të shqyrtojë alternativat për përforcimin e repartit defensiv në merkaton e janarit, me synimin për të afruar një qendërmbrojtës që mund të përshtatet menjëherë me filozofinë e lojës së trajnerit Hansi Flick. Sipas ekspertit të transferimeve Matteo Moretto, drejtuesit katalanas po analizojnë disa emra, mes të cilëve spikat braziliani Natan, i cili aktivizohet te Real Betis, por në listë mbetet edhe mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni.

Nevoja për një përforcim në qendër të mbrojtjes është shtuar për shkak të problemeve me dëmtimet dhe mungesës së alternativave të mjaftueshme në këtë repart. Dobësitë e skuadrës janë vënë në pah edhe nga rezultatet e fundit, veçanërisht pas humbjeve ndaj Paris Saint-Germainit dhe Real Madridit. Për këtë arsye, Barcelona synon të ndërhyjë që në merkaton e janarit, për të rritur konkurrencën dhe për t'i dhënë Flickut më shumë mundësi në përzgjedhjen e formacionit.

Një nga kandidatët kryesorë është Natan i Real Betisit, i cili ka shfaqur vazhdimësi në paraqitjet e tij me skuadrën nga Sevilja. Mbrojtësi brazilian kishte qenë në vëmendjen e Barcelonës edhe gjatë merkatos së verës, ndërsa një element që mund të ndikojë në realizimin e transferimit është dëshira e tij për të siguruar pasaportën spanjolle. Nëse pajiset me shtetësi spanjolle, Natan nuk do të zinte një nga vendet e kufizuara për futbollistët jashtë Bashkimit Evropian, duke e bërë më të lehtë regjistrimin e tij nga klubi katalanas.

Megjithatë, Barcelona po mban në konsideratë edhe Alessandro Bastonin, një prej mbrojtësve më të rëndësishëm të Interit. Katalanasit kishin tentuar ta afronin italianin edhe gjatë merkatos së kaluar, por marrëveshja nuk u realizua. Sipas Morettos, situata mund të rihapet në të ardhmen, nëse në drejtim të Interit mbërrin një ofertë e konsiderueshme. 

Për momentin, nuk ka një marrëveshje konkrete për asnjërin prej dy mbrojtësve, por emrat e Natanit dhe Bastonit tregojnë se Barcelona po shqyrton alternativa të ndryshme për të përforcuar repartin defensiv dhe për t'i dhënë më shumë siguri skuadrës së Hansi Flickut.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news