Bota 2026-10-30 21:07:29 Nga VNA

Meloni mbron afrimitetin me Trump: Nuk pendohem, mbrojta interesat e Italisë

Ndaje në Whatsapp
Meloni mbron afrimitetin me Trump: Nuk pendohem, mbrojta interesat e

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka mbrojtur sërish afrimitetin e saj me presidentin amerikan Donald Trump në fillim të mandatit të tij të dytë, duke deklaruar se nuk ka asnjë arsye për t'u penduar. Sipas saj, vendimi për të ndërtuar një marrëdhënie të afërt me kreun e Shtëpisë së Bardhë ishte në funksion të interesave kombëtare të Italisë dhe ndihmoi në ruajtjen e dialogut mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.

Deklaratat Meloni i ka bërë në librin e gazetarit italian Bruno Vespa, me titull “Storia della Seconda Repubblica”, i cili pritet të dalë në treg më 2 nëntor. “Nuk pendohem që isha shumë pranë presidentit Trump në fillim të mandatit të tij të dytë. Sepse duke vepruar kështu mbroja interesin kombëtar”, është shprehur kryeministrja italiane. Ajo pretendon se kjo qasje ishte e dobishme dhe u vlerësua edhe nga disa qeveri evropiane, pasi ndihmoi në mbajtjen hapur të dialogut euroatlantik në periudha kur kishte mungesë mirëkuptimi mes palëve. Meloni përmendi gjithashtu çështje të ndjeshme si Groenlanda duke argumentuar se përmes dialogut këto problematika mund të trajtoheshin në kuadrin e NATO-s.

Kryeministrja italiane kujtoi edhe marrëdhënien e saj me ish-presidentin amerikan Joe Biden, duke theksuar se edhe për afrimitetin me të ishte kritikuar. “Kam pasur një marrëdhënie të mirë edhe me Bidenin, por edhe për këtë jam kritikuar”, u shpreh ajo, duke shtuar se pas zgjedhjes së Trump ishte e natyrshme që Italia të punonte për ndërtimin e një marrëdhënieje edhe më të afërt me Uashingtonin. Sipas Melonit, Shtetet e Bashkuara janë aleati kryesor gjeopolitik dhe ushtarak i Italisë, si dhe një treg i rëndësishëm për eksportet italiane. 

Në të njëjtin libër, Meloni ka komentuar edhe situatën financiare të Italisë, duke kundërshtuar vlerësimin e Institutit Kombëtar të Statistikave, Istat, për deficitin publik. Sipas të dhënave të këtij institucioni, raporti i deficitit ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto është 3,08%, pak mbi kufirin prej 3% të përcaktuar nga rregullat fiskale evropiane. Kryeministrja pretendon se agjencitë kryesore financiare dhe institutet e kërkimit ekonomik kanë vlerësuar se ky tregues është tashmë nën 3%. Ajo shprehu pakënaqësi për faktin se Italia nuk e ka kaluar ende këtë prag, pasi një rezultat i tillë do t'i jepte qeverisë më shumë hapësirë financiare për buxhetin.

Meloni argumentoi gjithashtu se vlerësimi i ekonomisë informale dhe asaj të paligjshme ndikon në llogaritjen e raportit të deficitit ndaj PBB-së. Sipas saj, ulja e këtyre aktiviteteve gjatë qeverisjes së saj ka ndikuar në treguesit e përgjithshëm statistikorë. Ajo ngriti pikëpyetje edhe për rishikimet e mëparshme të të dhënave të Prodhimit të Brendshëm Bruto nga Istat, duke shprehur bindjen se vlerësimet mund të ndryshojnë sërish në vitet e ardhshme. 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news