Bota 2026-10-29 18:24:34 Nga VNA

Zvicra shqyrton kufizimin e shpejtësisë në autostrada në 80 km/orë, rrezikohet furnizimi me karburant

Ndaje në Whatsapp
Zvicra shqyrton kufizimin e shpejtësisë në autostrada në 80

Zvicra po shqyrton mundësinë e uljes së shpejtësisë maksimale në autostrada në 80 kilometra në orë, për shkak të vështirësive në furnizimin me karburant. Lufta në Lindjen e Mesme dhe niveli i ulët i ujit në lumin Rin kanë penguar transportin e karburanteve, duke shtuar shqetësimet për sigurinë e furnizimit në vend. Megjithatë, autoritetet zvicerane theksojnë se kufizimi i shpejtësisë është ende vetëm një masë që po shqyrtohet dhe nuk ka një vendim për zbatimin e saj, raporton transmetuesi zviceran SRF.

Një nga problemet kryesore lidhet me transportin e mallrave përmes lumit Rin, i cili shërben si një rrugë e rëndësishme për furnizimin e Zvicrës me benzinë dhe naftë për ngrohje. Zakonisht, këto produkte transportohen me anije nga porti i Roterdamit drejt Bazelit, por niveli i ulët i ujit ka kufizuar ndjeshëm kapacitetin e transportit.

Për të kompensuar vështirësitë, karburantet po mbërrijnë edhe përmes rrugëve alternative, përfshirë hekurudhat dhe tubacionet. Nafta bruto transportohet nga Shtetet e Bashkuara drejt Francës dhe më pas dërgohet përmes një tubacioni në rafinerinë e Cressierit, në kantonin e Neuchatel-it. Ndërkohë, benzina dhe nafta transportohen gjithashtu me tren nga rafineria e Ingolstadtit në Gjermani.

Sipas Roland Pfisterit, delegat për furnizimin ekonomik në nivel federal, situata mbetet e ndjeshme për shkak të vështirësive të vazhdueshme në transportin përmes Rinit. Nëse do të ndërpriteshin edhe rrugët e tjera të furnizimit, si transporti hekurudhor apo tubacionet, Zvicra mund të përballej me probleme më serioze. Një dëmtim i tubacionit që do të zgjaste disa javë, për shembull, mund të shkaktonte mungesa të konsiderueshme të benzinës dhe naftës.

Për të përballuar situata të tilla, Zvicra disponon rezerva të detyrueshme të benzinës, naftës, vajgurit dhe karburantit për ngrohje. Autoritetet kanë nisur që në shtator të përdorin herë pas here një pjesë të këtyre rezervave, megjithëse deri tani në sasi të kufizuara. Sipas Pfisterit, javën e kaluar u lirua nga rezervat rreth 4 për qind e sasisë së depozituar të naftës.

Përdorimi i rezervave synon të kompensojë përkohësisht vështirësitë në furnizim, ndërsa autoritetet po ndjekin nga afër zhvillimet. Nëse situata përkeqësohet, kufizimi i shpejtësisë në autostrada mund të jetë një nga masat e shqyrtuara, por për momentin nuk është marrë asnjë vendim për zbatimin e tij.

Video

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news