Politika 30 December 2024, 14:54 Nga VNA

Edi Rama: Zgjatja e mandatit të prokuroreve të SPAK në dorë të komisionit Xhafaj

Ndaje në Whatsapp
Edi Rama: Zgjatja e mandatit të prokuroreve të SPAK në dorë

Në prag të Vitit të Ri 2025, Kryeministri Edi Rama ka komentuar mbi proceset politike dhe reformat që po realizohen në vend, duke theksuar se gjithçka ka qenë e udhëhequr nga qeveria shqiptare dhe me dy vija të kuqe të padiskutueshme: SHBA dhe Bashkimi Evropian.

Rama theksoi se ka pasur një qëndrim të qartë dhe se çdo reformë ka pasur këto dy linja të drejtpërdrejta që, sipas tij, duhet të mbrohen për çdo çmim. “Po nuk u preken këto vija të kuqe, unë e votoj pa diskutim,” tha Rama, duke shtuar se ai ka pritur gjithçka që ka ndodhur, qoftë pozitive apo negative, dhe se gjithçka ka për qëllim ngritjen e një sistemi të ri gjyqësor.

Në lidhje me pyetjen për ndryshimet e mundshme, ai theksoi se nuk ka asnjë ngut dhe se komisioni përkatës do të vazhdojë të punojë edhe në mandatin tjetër. “Nëse do të ndryshohet diçka për regullat e reformës, do ta shohim dhe aty do të diskutohet gjithçka,” përfundoi Rama.

Video

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme