Politika 29 December 2024, 14:10 Nga VNA

“Big Brother bën spektakël me sherre”, Arlind Qorri: Pse Rama nuk mbyll Top Channal njësoj si TikTok?

Ndaje në Whatsapp
“Big Brother bën spektakël me sherre”, Arlind Qorri: Pse

Kryetari i Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qorri, duke folur për mbylljen e platformës TikTok  nga ana e qeverisë, bëri një paralelizëm me emisionin Big Brother në Top Channal. Qorri tha se Big Brother është një program që promovon degradimin e rrjeteve sociale, duke thënë se merr VIP-at e dorës së dytë dhe i fut aty për t’u zënë me njëri-tjetrin.

Për këtë ai ngre një pikpyetje se pse Edi Rama nuk mbyll Top Channel, njësoj si TikTok?

“Produksioni më i famshëm është Big Brotheri. Big Brotheri është ai që reklamohet gjithandej. Merr vipa të dorës së dytë që rrinë dhe zihen me njëri-tjetrin. Dhe pastaj e ka fajin për degradimin e rrjeteve sociale e ka fajin TikToku! Pse se ka fajin Top Channal, pa më thoni ju mua? Thuaji Edi Ramës, këtij ajatollahut që merret me delirësinë morale të të rinjve, le të shkojë të mbyllë Top Channal mo vlla” – u shpreh Arlind Qorri.

Video

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme