Bota 7 January 2025, 19:45 Nga VNA

Edhe Spanja në "luftë" me Elon Musk

Ndaje në Whatsapp
Edhe Spanja në "luftë" me Elon Musk

“Platformat e rrjeteve sociale duhet të jenë neutrale dhe të mos ndërhyjnë në çështjet politike të vendeve të tjera.”

Ky është reagimi i fortë që ka ardhur nga Spanja kundër fushatës që CEO i platformës ‘X’, Elon Musk duket se ka ndërmarrë kundër disa prej qeverive në Europë.

Reagimi erdhi nga zëdhënësja e qeverisë spanjolle, pasi Musk komentoi statistikat për të huajt e burgosur për përdhunim në vend.

Pilar Alegría po i përgjigjej një pyetje në lidhje me konfrontimin mes pronarit miliarder të platformës ‘X’ dhe liderëve evropianë, si kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

“Ne besojmë se këto platforma duhet të funksionojnë gjithmonë me neutralitet absolut dhe mbi të gjitha pa ndërhyrje", tha ajo në konferencën për shtyp.

Të dielën, Musk, i cili do t'i bashkohet administratës së Donald Trump si këshilltar i jashtëm, komentoi me një pasthirrmë befasie ("Wow"), duke ripostuar në platformën e tij, nga llogaria e Visegrad24, një raport mbi dënimet për përdhunimet në Katalonja.

Shkrimi u botua në gazetën “La Razon” më 27 shtator me titullin “91% e të dënuarve për përdhunim në Katalonjë janë të huaj” dhe me nëntitull “emigrantët përbëjnë 17% të popullsisë totale të rajonit”.

Shifrat nga autoritetet katalanase të cituara nga gazeta në atë kohë treguan se 22 nga 24 personat e dënuar për përdhunim në Katalonjë nuk ishin shtetas spanjollë.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, qëndrimi liberal i të cilit për emigracionin është kritikuar ashpër nga partia e ekstremit të djathtë Vox, hodhi poshtë çdo lidhje midis emigracionit dhe krimit, duke thënë se "të huajt nuk janë as më të mirë dhe as më të keq se spanjollët".

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme