Rajoni 26 August 2026, 14:44 Nga VNA

Dy gra të vrara brenda pak ditësh në Kosovë, autorë dyshohet se janë bashkëshortët

Ndaje në Whatsapp

sdcsdc.jpg

Një 80-vjeçare është gjetur e pajetë në orët e para të së mërkurës në banesën e saj në Prizren, ndërsa policia dyshon se ajo është vrarë. Për ngjarjen është ndaluar bashkëshorti i saj 81-vjeçar.

Viktima, me inicialet L.D., u gjet pa shenja jete rreth orës 01:30. Pas ekzaminimit të trupit dhe vendngjarjes, hetuesit kanë ngritur dyshime për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, lëndimet në trupin e gruas dyshohet se janë shkaktuar me forcë fizike, pa përdorimin e ndonjë arme apo mjeti tjetër.

Në banesë ndodhej edhe bashkëshorti i saj, B.D., i cili është intervistuar dhe, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë. Policia bëri të ditur se çifti nuk kishte raste të mëparshme të raportuara të dhunës.

Trupi i 80-vjeçares është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Rasti vjen vetëm dy ditë pas një tjetër ngjarjeje të rëndë në Kërvasari të Malishevës, ku një 25-vjeçare shtatzënë humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri.

Mbrëmjen e 23 gushtit, policia gjeti në një dhomë gjumi 25-vjeçaren dhe bashkëshortin e saj të plagosur. Të dy u dërguan në QKUK, por e reja, e cila ishte në javën e 34-t të shtatzënisë, nuk mundi t'u mbijetonte plagëve.

Bashkëshorti i saj, i cili mbeti gjithashtu i plagosur rëndë, konsiderohet nga Prokuroria si personi i dyshuar për ngjarjen. Në vendngjarje është sekuestruar edhe një armë zjarri, ndërsa rasti po hetohet për “Vrasje të rëndë” dhe armëmbajtje pa leje.

Dy vrasjet brenda pak ditësh, ku në të dyja rastet dyshimet janë përqendruar te bashkëshortët e viktimave, rikthejnë në vëmendje dhunën ndaj grave në Kosovë dhe pasojat e saj fatale.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme