Rajoni 22 August 2026, 13:13 Nga VNA

Kurti: Jemi në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in për hapjen e Urës së Ibrit

Ndaje në Whatsapp
Kurti: Jemi në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in për

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se institucionet e Kosovës janë në komunikim të vazhdueshëm me Misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, lidhur me çështjen e hapjes së urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë për qarkullimin e automjeteve.

Gjatë një konference për media, ku u prezantua një projekt për banimin social, Kurti bëri të ditur se do të zhvillonte një takim me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas, ku pritet të diskutohet edhe çështja e urës së Ibrit.

“Për marrjen nën kontroll të urës, jemi në komunikim me KFOR-in. Sot pasdite kam edhe një takim me Ulutas në Kryeministri. Pra, jemi në komunikim të përditshëm, qoftë Kryeministria, qoftë Ministria e Brendshme”, deklaroi Kurti.

Kreu i qeverisë në detyrë tha se, pas ndërtimit të urave të reja mbi Ibër, nuk ka më arsye që ura kryesore të vijojë të mbahet e mbyllur për automjetet.

“Pas ndërtimit të urave të reja, është bërë absurde që ajo urë të mbahet e mbyllur. Fakti që qytetarët kanë qarkulluar lirshëm nëpër këto ura të reja dhe nuk ka pasur shtim as të incidenteve dhe as të tensioneve, tregon se qarkullimi i njerëzve dhe mallrave është i dobishëm jo vetëm për ekonominë, por edhe për paqen dhe sigurinë”, theksoi Kurti.

Deklaratat e Kurtit vijnë pak ditë pasi KFOR-i njoftoi se ka nisur tërheqjen graduale të pranisë së përhershme mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë. Sipas misionit të NATO-s, ky proces po zhvillohet në përputhje me përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë dhe është pjesë e optimizimit të pozicionimit të forcave të KFOR-it.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme