Rajoni 22 August 2026, 12:28 Nga VNA

Haradinaj propozon Hashim Thaçin për president: T’i vazhdohet mandati, do të ishte nder për kombin

Ndaje në Whatsapp
Haradinaj propozon Hashim Thaçin për president: T’i vazhdohet

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, deputeti Ramush Haradinaj, ka propozuar emrin e ish-presidentit Hashim Thaçi për postin e presidentit të Kosovës, duke deklaruar se do të ishte një nder për kombin që atij t’i vazhdohej mandati i presidentit, të cilin, sipas Haradinajt, ia ka marrë një ndërhyrje ligjore.

Haradinaj tha se, nëse do të ishte në dorën e Kurtit dhe asaj që ai e cilësoi si “regjim të Kurtit”, atëherë vazhdimi i mandatit të Thaçit do të ishte një mundësi që kjo legjislaturë apo edhe legjislaturat e ardhshme duhet ta shqyrtonin.

“Pra, nëse do zgjidhje Kurti, pra regjimi i Kurtit, është në nderin e kësaj legjislature, por edhe çdo legjislature, që t’ia vazhdojmë mandatin presidentit Thaçi. Atij i është marrë mandati nga një ndërhyrje ligjore dhe me kthimin e tij është nderi ynë si shqiptar, si komb, jo për shkak të ndonjë afërsie partiake apo politike, por për shkak të një kundërpërgjigjeje të armiqve të Kosovës që kurrë nuk flenë, që t’ia vazhdojmë mandatin”, tha Haradinaj.

Ai theksoi se përveç Thaçit ekzistojnë edhe alternativa të tjera për postin e presidentit, duke shtuar se qëllimi duhet të jetë që Kosova të mos mbetet peng për shkak të kësaj çështjeje.

“Sipas tij, përveç Thaçit ka edhe opsione të tjera, mos me mbajt peng Kosovën”, tha Haradinaj.

Deputeti i AAK-së vijoi sulmet ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke e akuzuar se ka vendosur veten mbi Kushtetutën dhe institucionet e Kosovës.

“Pra, po ju them edhe njëherë që armiqtë nuk flenë e regjimi i Kurtit po don me vnu në gjumë Kosovën në interes të armiqve”, u shpreh më tej ai.

Haradinaj deklaroi se Kurti, sipas tij, “e ka instaluar veten mbi Kushtetutën, mbi institucionet, mbi çdo obligim kushtetues e ligjor”. Ai kritikoi gjithashtu mos-thirrjen e seancës, duke e cilësuar justifikimin se mund të ketë dhunë në Kuvend si një alibi.

“Mosthirrja e seancës me arsyetimin se nëse s’ka marrëveshje ndodh dhunë në seancë është vetëm alibi. Dhuna ka ndodhur, edhe një dhunë që e shpreh frustrimin, mllefin e qytetarëve, pra gjuajtja me vezë për Kurtin, jo pse e ka thirr seancën, por pse s’po kandidon kryetarin e Kuvendit që është detyrë dhe obligim i tij dhe i partisë së tij fituese, e jo pse e ka thirr seancën...”, deklaroi Haradinaj.

Ish-kryetari i Aleancës tha gjithashtu se edhe çështja e marrëveshjes për zgjedhjen e presidentit është një alibi dhe se, sipas tij, kjo situatë po krijohet qëllimisht.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme