Opinion 26 July 2025, 11:50 Nga VNA

Ditari Publik/ Kanë mbyllur Urën e Milotit

Ndaje në Whatsapp
Ditari Publik/ Kanë mbyllur Urën e Milotit
Ura e Milotit

Ka 10 vjet që ajo urë është për rindërtim. Qeveria nuk e ka përfshirë në buxhet, deputetët e PS nuk e kanë çuar një copë letër ku t'i kërkojnë qeverisë rindërtimin e saj. Deputetët e PD, as e kanë kërkuar të futet në buxhet, as janë ankuar pse spo futet në buxhet, as e kanë "denoncuar" shkatërrimin e saj.

Edhe mbylljen e kanë marrë vesh nga media. Fundja pse të lodhen, iu ka ecur qyli, deputetë pa bërë asnjë ditë aktivizëm politik e komunitar. Tani vjen puna në pikë kritike; mbyllet ura sepse ka rrezik. Mirëpo është sezon turistik, trafiku shtohet shumëfish dhe ajo urë bëhet më e nevojshme se në çdo stinë tjetër të vitit. Çfarë ndodh? Një deputet i PS kishte marrë me vete grup inxhinierësh për të bërë ndërhyrje emergjente.

Eksponentët e PD në rresht për të justifikiar rrogën, na thanë se krimi, droga, overdoza, korrupsioni etj. kanë gërryer këmbët e urës. Rezultati është, dëm në ekonominë e qarkut, naftë më shumë, stres më shumë, kaos, trafik. Për çfarë? Për mungesë totale kompetence politike, administrative-shtetërore, për mungesë përgjegjësie qytetare. Askush ska plan politik për të parandaluar dëmet. Janë të gjithë si vajtues me pagesë që kur vdes tjetri, ata shkojnë e qajnë e, vetëm kaq. Një shtet ka nevojë për politikanë përfaqësues dhe për administratorë shtetërorë. Sa për vajtues, vajton populli vetë, ska nevojë për vajtues me pagesë.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme