Opinion 7 July 2025, 18:38 Nga VNA

A po ndërtohet në Theth nga një kriminel i zonës? - Klodiana Lala ka disa pyetje për kryeministrin dhe shqetësimin e tij për ndërtimet pa leje atje

Ndaje në Whatsapp
A po ndërtohet në Theth nga një kriminel i zonës? - Klodiana

Nga Klodiana Lala

Nisur nga akuzat e tij në adresë të një prokuroreje, emrin e së cilës e mësova vetëm sot, kam disa pyetje për Kryeministrin...

Ku ishin institucionet kur ngriheshin kioskat?

Kush lejoi shtrimin e atij betoni, si të ishte stadium?

Kush i lidhi dritat dhe ujin te ato kioska? A kanë përgjegjësi institucionet vendore?

Le t’i marrim me radhë përgjegjësit e këtij skandali, që ka shkatërruar një nga zonat ku gjithkush që shkelte, gjente qetësi.

Z. Kryeministër, nëse ta sjellin këtë status, po të informoj:

Ato ndërtime zotërohen në mënyrë të tërthortë nga një kriminel i zonës, i shpallur në kërkim nga SPAK.

Erdhi dita që Ju, z. Rama, pas 12 vitesh në qeverisje, të zbrisni me këmbë në tokë dhe të kuptoni pse bërtasim ne, një grup njerëzish prej vitesh.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme