Kronika 22 July 2025, 14:51 Nga VNA

Dështon trafiku me jaht drejt Anglisë: Arrestohen dy ukrainas dhe katër shqiptarë, njëri i kërkuar për drogë

Ndaje në Whatsapp
Dështon trafiku me jaht drejt Anglisë: Arrestohen dy ukrainas dhe

Një tentativë për trafik të paligjshëm emigrantësh drejt Mbretërisë së Bashkuar është zbuluar dhe ndaluar nga një operacion i koordinuar mes Agjencisë Kombëtare të Krimeve të Britanisë (NCA), Forcave Kufitare britanike dhe autoriteteve franceze.

Operacioni çoi në ndalimin e një jahti në brigjet e Isle of Wight të dielën pasdite, më 20 korrik. Mjeti lundrues, që ishte nisur nga veriu i Francës, u identifikua nga autoritetet britanike dhe u shoqërua drejt marinës së Gosport në Hampshire nga një anije patrulluese.

Në bord ndodheshin dy shtetas ukrainas, Vladyslav Cherniavskyi, 37 vjeç, dhe Oleksandr Yavtushenko, 43 vjeç, të cilët u arrestuan nën akuzën për ndihmë në imigracion të paligjshëm. Ata do të paraqiten sot në Gjykatën e Magjistraturës në Portsmouth.

Po ashtu, në jaht ndodheshin edhe pesë pasagjerë: katër shtetas shqiptarë dhe një grua nga Vietnami. Njëri prej shqiptarëve, Pellumb Selimi, 29 vjeç, ishte i shpallur në kërkim për mungesë paraqitjeje në gjykatë në lidhje me një çështje droge. Ai u arrestua menjëherë dhe do të dalë përpara Gjykatës së Lartë në St Albans.

Julian Harriman, zyrtar hetues i lartë në NCA, deklaroi: “Ky operacion është pjesë e një hetimi të gjerë dhe të vazhdueshëm, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet franceze dhe Gendarmerinë Kombëtare. Forca Kufitare britanike ka luajtur një rol kyç. Lufta kundër rrjeteve kriminale të trafikimit të njerëzve mbetet prioritet absolut për të dy vendet tona.”

Të arrestuarit ndodhen aktualisht në paraburgim, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit kriminal janë ende në vijim.

Video

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme