Sociale 4 November 2024, 17:26 Nga VNA

Denoncimi i studiuesit Muka: Kolegji i Europës, mori tokën e kampusit të Universitetit të Tiranës

Ndaje në Whatsapp
Denoncimi i studiuesit Muka: Kolegji i Europës, mori tokën e kampusit

Studiuesi dhe aktivisti për integritetin akademik Taulant Muka ka publikuar një denoncim, ku pretendon se toka publike ku do të ndërtohej kampusi i Universitetit të Tiranës u mor për t'iu dhënë për ndërtimin e Kampusit të Kolegjit të Europës. "Kampusi i Kolegjit të Europës zë vendin e kampusit të UT-së dhe ndërtohet pikërisht aty ku në vitin 2021 u premtua kampusi i ri i Universitetit të Tiranës. Fondi prej 17 milionë eurosh, që ishte planifikuar për UT-në, tani i është alokuar Kolegjit të Europës. Si është e mundur që të dëmtohet kaq rëndë prona më e çmuar intelektuale e kombit shqiptar, Universiteti i Tiranës? Arsimi është shtylla themelore e çdo kombi, dhe sot, qeveria shqiptare po nëpërkëmb jo vetëm elitat intelektuale shqiptare, por edhe edukimin e brezave të rinj. Mësuesit, matematikanët, fizikantët, historianët, ekonomistët dhe juristët që i duhen shtetit shqiptar i përgatit Universiteti i Tiranës, jo Kolegji i Europës"- shkruan ndër të tjera Muka.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme