Sociale 3 November 2024, 08:50 Nga VNA

Sa kredi konsumatore u mor nga qytetarët?

Ndaje në Whatsapp
Sa kredi konsumatore u mor nga qytetarët?

Kredia për blerjen e një banese është ajo që kërkohet më shumë nga qytetarët, por padyshim që edhe kredia konsumatore, pra ajo e përdorur për blerjen e mallrave të qëndrueshëm ose jo të qëndrueshëm, nuk mbetet shumë pas.

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se kredia për blerjen e mallrave jo të qëndrueshëm ka arritur në 46 miliardë lekë në fund të shtatorit. Kjo kredi e marrë nga qytetarët për mbulimin e shpenzimeve për ushqim, cigare, pije, karburant, produkte kozmetike, të pastrimit, veshje, apo këpucë, është rritur me gati 1.5% në krahasim me muajin paraardhës.

Nga ana tjetër, kredia për blerjen e mallrave të qëndrueshëm, të cilët në ndryshim me mallrat e përmendura më sipër, nuk konsumohen me një përdorim dhe kanë jetëgjatësi më të lartë, është regjistruar në 22 miliardë lekë në fund të nëntëmujorit. Blerja e makinave, elektroshtëpiakeve, mobiljeve, lodrave dhe të tjera, është mbuluar përmes kësaj kredie që në krahasim me muajin gusht, ka pësuar një rritje të vogël prej 1.3%.

Nga këto shifra, totali i kredisë konsumatore në lekë rezulton 68 miliardë lekë, një rritje prej 1.7% vlerësuar me gushtin. Nga 218 miliardë lekë që është e gjithë kredia e marrë nga individët në fund të muajit shtator, 134 miliardë është vetëm për blerje banese.

E thënë ndryshe, 61% e kredisë së marrë në lekë është përdorur për blerje banese nga individët, 21% e vlerës totale është blerj e mallrave të qëndrueshëm dhe jo të qëndrueshëm, 10% për blerje pajisjesh, 4% për overdraft dhe për qëllime të tjera./SCAN/

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme