Sociale 4 November 2024, 16:44 Nga VNA

Përkujtohet sot mesha e parë në Shqipërinë komuniste

Ndaje në Whatsapp
Përkujtohet sot mesha e parë në Shqipërinë komuniste

Më 4 nëntor 1990, don Simon Jubani i thirrur nga një banor, i cili jetonte pranë varrezave katolike të Rrmajit, kremtoi një meshë të shkurtër për pak të pranishëm. Asgjë nuk ishte organizuar, njerëzit ndodheshin aty, pasi po përkujtonin të dashurit e tyre të ndjerë. Gjithçka përfundoi në pak minuta, ndërsa lajmi ishte përhapur shumë shpejt. Don Simoni bashkë me qindra qytetarë shkodranë organizuan përgatitjet për meshën e parë, e cila do të kremtohej pas 1 jave, më 11 nëntor. Kjo ngjarje riktheu lirinë e besimit pas 23 vitesh ateizmi shtetëror. Sot kisha Katolike në Shqipëri e Kryeipeshkvia e Shkodrës përkujtojnë 34 vjetorin  e kremtimit  të Meshës së Shenjtë ndër varreza të Rrmajit të Shkodrës nga dom Simon Jubani, që shënoi rënien e regjimit të diktaturës ateiste komuniste dhe rifitimin e lirisë e të demokracisë në Shqipëri.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme