Lifestyle 16 August 2026, 10:05 Nga VNA

Dëmtimet e mëlçisë nga barnat në rritje, studiuesit ngrenë alarmin pas analizës së 25 viteve

Ndaje në Whatsapp
Dëmtimet e mëlçisë nga barnat në rritje, studiuesit

Një analizë e të dhënave të qendrave amerikane të helmimeve ka evidentuar një rritje të fortë të rasteve të dëmtimeve të mëlçisë të lidhura me barna dhe substanca të ndryshme.

Të dhënat e raportuara më 15 gusht nga UVA Health Blue Ridge Poison Center mbulojnë një periudhë rreth 25-vjeçare dhe tregojnë një shtim të konsiderueshëm të telefonatave dhe rasteve të lidhura me dëmtimin hepatik. 

Një prej shqetësimeve lidhet me mbidozimin e medikamenteve që përdoren zakonisht kundër dhimbjes. Mëlçia është organi kryesor që përpunon shumë prej substancave që hyjnë në organizëm dhe tejkalimi i dozave të sigurta mund të shkaktojë dëmtime serioze.

Studiuesit kanë evidentuar gjithashtu dallime sipas grupmoshave. Mes shqetësimeve të ngritura janë rastet e mbidozimeve te të moshuarit gjatë trajtimit të dhimbjes dhe ekspozimet e qëllimshme te të rinjtë.

Rezultatet janë një tjetër kujtesë se fakti që një medikament mund të blihet lehtësisht nuk do të thotë se është i padëmshëm në çdo dozë.

Video

Një rrjedhje gazi nga një bombul që përdorej për gatim ka shkaktuar alarm te banorët e një pallati në lagjen “15 Tetori”, në qytetin e Fierit. Ngjarja është regjistruar në një apartament ku banonte një çift të moshuarish. Pas konstatimit të erës së gazit, banorët kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës, i cili ka mbërritur në vendngjarje për të ndërhyrë. Efektivët zjarrfikës kanë bërë të mundur largimin e bombulës së gazit nga apartamenti, duke shmangur rrezikun e një shpërthimi të mundshëm. Për arsye sigurie, çifti i të moshuarve është larguar nga banesa gjatë ndërhyrjes së zjarrfikësve.

Lulzim Gjini është protestuesi që u godit me shkop gome nga një efektiv policie ndërsa qëndronte i shtrirë në tokë pa ndjenja, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Në videon që ka siguruar VNA, shihet momenti i mbërritjes së tij në spital pas dhunës së ushtruar gjatë protestës.

Dy persona të tjerë të plagosur gjatë protestës kanë mbërritur në spital për të marrë ndihmë mjekësore, duke e çuar në 11 numrin e të lënduarve. Në videon e siguruar nga VNA shihet mbërritja e dy të plagosurve në spital. Ende nuk dihen rrethanat e dëmtimit

Policia dhunon qytetarin dhe largohet duke e lënë këtë të fundit pa ndjenja. Nuk flitet më për zbatim ligji. Kjo është thjeshtë barbari

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme