Lifestyle 16 August 2026, 02:35 Nga VNA

Gjenden veprat e vjedhura të Renoir, Cézanne dhe Matisse

Ndaje në Whatsapp
Gjenden veprat e vjedhura të Renoir, Cézanne dhe Matisse

Një operacion policor ka rikthyer vepra arti me vlerë mbi 9 milionë euro që ishin vjedhur nga një muze italian.

Mes veprave të rikuperuara janë piktura të lidhura me tre prej emrave më të mëdhenj të artit evropian: Pierre-Auguste Renoir, Paul Cézanne dhe Henri Matisse.

Veprat ishin vjedhur në muajin mars dhe rikuperimi i tyre është një zhvillim i rëndësishëm në luftën kundër trafikimit të artit.

Vjedhja e veprave të artit nuk është vetëm çështje financiare. Piktura të tilla janë pjesë e trashëgimisë kulturore dhe hyrja e tyre në tregun ilegal mund t’i bëjë praktikisht të paarritshme për publikun për vite apo edhe dekada.

Rikuperimi i tyre do të thotë se një pasuri me vlerë miliona euro dhe, mbi të gjitha, me rëndësi historike e kulturore, është kthyer sërish nën kontrollin e autoriteteve.

Video

Një rrjedhje gazi nga një bombul që përdorej për gatim ka shkaktuar alarm te banorët e një pallati në lagjen “15 Tetori”, në qytetin e Fierit. Ngjarja është regjistruar në një apartament ku banonte një çift të moshuarish. Pas konstatimit të erës së gazit, banorët kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës, i cili ka mbërritur në vendngjarje për të ndërhyrë. Efektivët zjarrfikës kanë bërë të mundur largimin e bombulës së gazit nga apartamenti, duke shmangur rrezikun e një shpërthimi të mundshëm. Për arsye sigurie, çifti i të moshuarve është larguar nga banesa gjatë ndërhyrjes së zjarrfikësve.

Lulzim Gjini është protestuesi që u godit me shkop gome nga një efektiv policie ndërsa qëndronte i shtrirë në tokë pa ndjenja, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Në videon që ka siguruar VNA, shihet momenti i mbërritjes së tij në spital pas dhunës së ushtruar gjatë protestës.

Dy persona të tjerë të plagosur gjatë protestës kanë mbërritur në spital për të marrë ndihmë mjekësore, duke e çuar në 11 numrin e të lënduarve. Në videon e siguruar nga VNA shihet mbërritja e dy të plagosurve në spital. Ende nuk dihen rrethanat e dëmtimit

Policia dhunon qytetarin dhe largohet duke e lënë këtë të fundit pa ndjenja. Nuk flitet më për zbatim ligji. Kjo është thjeshtë barbari

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme