Kronika 2 September 2026, 09:22 Nga VNA

DEA thërret Dumanin dhe Brahon, forcohen kapacitetet për krimet ndërkombëtare 

Ndaje në Whatsapp

Divizioni Penal i Departamentit Amerikan të Drejtësisë (DOJ) dhe OPDAT e përfshinë SPAK-un në qendër të përpjekjeve globale kundër krimit të organizuar transnacional. Në Buenos Aires, Drejtuesi i SPAK, Klodjan Braho së bashku me Altin Dumanin dhe prokurorë të tjerë, morën pjesë në #IDEC40, forumi kryesor global, i organizuar nga DEA, për integrimin operacional, koordinimin dhe shmangien e mbivendosjeve në veprimtarinë kundër organizatave kriminale transnacionale, përfshirë edhe organizatat e huaja terroriste të përcaktuara si të tilla nga Shtetet e Bashkuara.

Në vijim të #IDEC40, prokurorë të SPAK zhvilluan 12 takime të nivelit të lartë me homologë nga Shtetet e Bashkuara, Kolumbia, Ekuadori, Ukraina, Paraguai dhe Argjentina, duke forcuar marrëdhëniet dhe koordinimin operacional të nevojshëm për identifikimin, goditjen dhe luftën kundër kërcënimeve transnacionale në Evropë, Amerikën Latine dhe Shtetet e Bashkuara.

SPAK mbetet i angazhuar në forcimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe në luftën kundër krimit të organizuar transnacional, kudo që ai vepron.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme