Sociale 30 May 2025, 13:58 Nga VNA

Çmimet e ushqimeve u rritën me 67% në një dekadë

Ndaje në Whatsapp
Çmimet e ushqimeve u rritën me 67% në një dekadë

Qëndresa Qytetare shpreh shqetësimin serioz për përkeqësimin e vazhdueshëm të kostos së jetesës në Shqipëri, në një kohë kur rritja e çmimeve po shoqërohet me mungesë të theksuar të mbështetjes financiare nga shteti për qytetarët.

TVSH për ushqimet është ndër më të lartat në Evropë, ndërsa nafta që është edhe gjaku i ekonomisë është me çmimin më të lartë në Ballkan. Të dhënat më të fundit nga Eurostat tregojnë se Shqipëria renditet në vendin e 10 nga 40 vende europiane për rritjen më të lartë të çmimeve të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike gjatë periudhës 2015–2025.

Sipas indeksit të harmonizuar të çmimeve, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë rritur me 67% në një dekadë, një shifër alarmante që e vendos vendin tonë përpara shumë shteteve të zhvilluara të BE-së si Franca, Italia, Spanja apo Holanda.

Kjo rritje është 14% më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, çka tregon se jetesa në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më e papërballueshme për shtresat e zakonshme të popullsisë. Në këtë realitet të rëndë ekonomik, shqetësuese mbetet fakti se paga mesatare mujore bruto në Shqipëri për vitin 2024 është vetëm 83,401 lekë, ose rreth 834 euro.

Kjo pagë e rendit Shqipërinë ndër vendet me pagat më të ulëta në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke thelluar hendekun midis rritjes së çmimeve dhe fuqisë reale blerëse të qytetarëve.

Ndërkohë që vendet e tjera të rajonit kanë ndërmarrë masa për të kompensuar inflacionin përmes rritjes së pagave dhe mbështetjes sociale, Shqipëria ka reaguar pjesërisht dhe në mënyrë të fragmentuar, kryesisht vetëm për sektorin publik.

Rritja e turizmit ka rritur konsumin dhe presionin mbi çmimet, por nuk është shoqëruar me rritje të prodhimit bujqësor apo me politika për të mbrojtur prodhimin vendas.

Si pasojë, varësia nga importet po rritet dhe me të edhe pasiguria për furnizimin me ushqime. Janë produket bujqësore serbe dhe nga Maqedonia e Veriut që kanë pushtuar tregun teksa siguria ushqimore është në mëshirë të Manualit Salmonelës.

Në këtë kontekst, inflacioni nuk është më një sfidë e përkohshme, por një kërcënim afatgjatë për stabilitetin ekonomik dhe social.

Jetesa në Shqipëri po shndërrohet në luks për shumicën e familjeve, të cilat përballen çdo ditë me rritje çmimesh dhe të ardhura që nuk i ndihmojnë të përballojnë as nevojat bazë.

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme