Sociale 30 May 2025, 13:14 Nga VNA

Skandal, vezët me salmonelë në kopshte, ISUV fsheh emrin e kompanive

Ndaje në Whatsapp

Sot, Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare  ka publikuar rezultatin e analizave të vezëvë të konsumuara nga fëmijët e kopshtit publik në Gramsh.

Sipas të dhënave rezulton se janë marrë 5 mostra për t'u analizuar dhe të gjitha janë të kontaminuara me bakterin Salmonela spp. Ky skandal thellohet akoma më tej duke parë analizat e ISUV, ku për të 5 mostrat e marra fshihet emri i kompanisë që shet.

Ky shqetësim është ngritur edhe nga Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli, i cili ka reaguar pas publikimit të analizave laboratorike që zbuluan praninë e bakterit Salmonella spp. në vezë të marra nga tregjet në rajonin e Elbasanit.

Në një deklaratë publike, Resuli thekson se analizat e kryera nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV) më 29 maj mbi pesë kampione vezësh të marra zyrtarisht nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) kanë rezultuar të gjitha pozitive për salmonelë, sipas standardit ndërkombëtar ISO 6579-1:2017. “Situata është alarmante dhe përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për shëndetin publik, veçanërisht nëse produkti konsumohet pa përpunim termik,” paralajmëron Resuli. Ai shton se prania e Salmonella spp. në vezë mund të shkaktojë sëmundje të rënda gastrointestinale, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të popullsisë si fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe personat me imunitet të dobët. Përballë kësaj situate, Presidenti i Urdhrit Veterinar kërkon marrjen e masave urgjente, duke përfshirë: Ndalimin e menjëhershëm të tregtimit të produktit të kontaminuar; Gjurmimin dhe izolimin e lotëve të vezëve të ndotura; Kontroll të plotë sanitar-veterinar në subjektet prodhuese dhe shpërndarëse; Njoftimin e konsumatorëve dhe asgjësimin e vezëve, sipas procedurave ligjore. “Përgjegjësia bie mbi AKU, si institucioni që ka për detyrë të garantojë sigurinë ushqimore dhe të mbrojë shëndetin e konsumatorëve,” thekson Resuli në fund të reagimit të tij.

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme