Sociale 5 November 2024, 12:30 Nga VNA

Big Brother Vip Kosova/ Shkelja e normave në kërkim të audiencës

Ndaje në Whatsapp
Big Brother Vip Kosova/ Shkelja e normave në kërkim të

Futja e Atilla Kardesh në Big Brother VIP Kosova 3 ka shkaktuar një reagim të fortë në publik, duke ngritur shqetësime serioze për etikën dhe sigurinë në spektakle të tilla televizive.

Atilla Kardesh,ish-bashkëshorti i Drenushe Latifit u bë mediatik vetëm pak kohë më parë kur Drenusha tregoi për dhunën fizike dhe verbale të pësuar prej tij prej shumë vitesh

Të sjellësh nën një çati ish-partnerë me histori të tensionuar dhe akuza të rënda për dhunë, si në rastin e Atilla dhe Drenusha Latifi, nuk është thjesht një lëvizje spektakli, por një situatë që prek mirëqenien emocionale të konkurrentëve.

Në një kohë kur mediat kanë një ndikim të madh dhe përgjegjësi për të trajtuar temat e dhunës dhe abuzimit me seriozitetin e duhur, vendosja e dy ish-partnerëve në të njëjtin ambient ka rrezikun të risjellë përvojat traumatike. Për shumë ndjekës, kjo duket si një përpjekje e tepruar për audiencë, duke e kthyer një çështje të ndjeshme në argëtim të pastër. Spektakle të tilla duhet të respektojnë kufijtë e pjesëmarrësve dhe të kenë si prioritet sigurinë dhe mirëqenien e tyre, përtej efektit të menjëhershëm të vëmendjes mediatike.

Kjo situatë duhet të shërbejë si pikë reflektimi për të gjithë organizatorët e formateve të tilla, të cilët duhet të veprojnë me përgjegjësi dhe të respektojnë kufijtë etikë, duke u siguruar që përfitimet e shikueshmërisë të mos vijnë në kurriz të shëndetit mendor dhe të drejtave të pjesëmarrësve.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme