Bota 18 November 2024, 12:58 Nga VNA

Biden i dha autorizim Ukrainës të përdorë raketat me rreze të gjatë veprimi, reagon Kremlini

Ndaje në Whatsapp

Kremlini ka akuzuar administratën në largim të Presidentit Joe Biden për përshkallëzimin e konfliktit në Ukrainë, duke thënë se vendimi i fundit për të autorizuar përdorimin nga Ukraina të raketave me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë ka ndezur më tej tensionet.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se një veprim i tillë do të sillte një raund të ri tensioni dhe do të thellonte përfshirjen e SHBA-së në luftë.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS, Peskov tha se Moska e sheh mundësinë që trupat e specializuara perëndimore të nisin sulme me rreze të gjatë kundër saj si rrezikun kryesor.

Fakti është se këto goditje nuk i kryen Ukraina, këto sulme kryhen nga ato vende që japin leje, sepse shënjestrimi, mirëmbajtja e tjera nuk bëhet nga ushtarakët ukrainas, bëhet nga specialistë ushtarakë nga këto vende perëndimore”, mësohet të ketë thënë ai.

 “Ky është rrezik dhe provokimi i kësaj situate”, paralajmëroi ai.

“

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme