Kronika 22 July 2026, 17:42 Nga VNA

Rasti i nënës me foshnjën në burg, Avokati i Popullit: Mbajtja e saj ka qenë e panevojshme

Ndaje në Whatsapp

nghnghngh.PNG

Avokati i Popullit inspektoi ambientet e burgut të Pojskës, ku po mbahet një 34-vjeçare së bashku me foshnjën e saj 7-muajshe, pasi u arrestua në Aeroportin e Rinasit në zbatim të një vendimi të formës së prerë për dhunë në familje.

Ai tha se institucioni ka nisur verifikimet menjëherë pasi është njohur me rastin dhe dyshon për shkelje procedurale, duke theksuar se mbajtja e një nëne me fëmijë në gji për 72 orë në Bllokun e Sigurisë ka qenë e panevojshme. Sipas tij, janë inspektuar edhe kushtet ku po qëndrojnë nëna dhe foshnja, ndërsa janë njoftuar institucionet përgjegjëse dhe i është drejtuar një kërkesë gjykatës.

Avokati i Popullit u shpreh se 34-vjeçarja duhet të lirohet gjatë ditës së nesërme, ndërsa paralajmëroi se, nëse kjo nuk ndodh, do të ketë shkelje të procedurave ligjore.

34-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve të mitur, u arrestua sapo mbërriti në Rinas dhe u transferua në burgun e Pojskës, pasi ishte dënuar për dhunë në familje, pas kallëzimit të bërë nga vjehrri i saj. Ndërkohë, janë publikuar edhe pamje nga dhoma ku ajo po qëndron së bashku me foshnjën e saj, rast që ka ngjallur reagime në opinionin publik.WhatsApp Image 2026-07-22 at 5.32.40 PM.jpeg WhatsApp Image 2026-07-22 at 5.32.40 PM (1).jpegWhatsApp Image 2026-07-22 at 5.32.41 PM.jpegWhatsApp Image 2026-07-22 at 5.32.41 PM (1).jpegWhatsApp Image 2026-07-22 at 5.32.41 PM (2).jpeg

 

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme