Kronika 22 July 2026, 12:24 Nga VNA

Kapet në Angli i dënuari me 24 vite burg për vrasje, pritet ekstradimi në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Kapet në Angli i dënuari me 24 vite burg për vrasje, pritet

Një 60-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Angli me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”.

Policia e Shtetit njoftoi se, falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester, u lokalizua, u kap dhe u arrestua shtetasi Sabri Sopoti, i dënuar nga Gjykata e Dibrës me 24 vjet burgim për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Sipas autoriteteve, më 24 dhjetor 1999, Sopoti ka vrarë me armë zjarri (automatik) shtetasin me iniciale B. K.

Njoftimi

Policia e Shtetit

Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”.

Lokalizohet, kapet dhe arrestohet në Angli, një shtetas i dënuar me 24 vjet burgim, për vrasje me paramendim.

Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional ndërmjet homologëve të Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, u kap në Angli, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Sabri Sopoti, 60 vjeç.

Gjykata e Dibrës, e ka dënuar këtë shtetas, me 24 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Më datë 24.12.1999, shtetasi Sabri Sopoti ka vrarë me armë zjarri (automatik), shtetasin B. K.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Manchester, me qëllim ekstradimin e 60-vjeçarit, në Shqipëri.

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme