Rajoni 1 December 2024, 09:30 Nga VNA

“Autorët të mbajnë përgjegjësi”, Ministri britanik dënon sulmin në Zubin Potok: Duhet hetim i plotë urgjent

Ndaje në Whatsapp
“Autorët të mbajnë përgjegjësi”, Ministri

Ministri i Mbretërisë së Bashkuar për Evropë, Stephen Doughty, ka dënuar sulmin terrorist ndaj kanalit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok, i cili ndodhi të premten. Doughty e ka cilësuar sulmin si "të tmerrshëm" dhe ka theksuar se duhet të ketë një hetim të plotë urgjent.

Në një postim në platformën “X”, ai shtoi: “Përpjekjet e suksesshme të punonjësve të urgjencës për të frenuar dëmet kanë rivendosur infrastrukturën jetike. Duhet të ketë një hetim të plotë urgjent. Ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi.”

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, gjithashtu ka reaguar ndaj këtij sulmi, duke shprehur shqetësimin për pasojat që mund të ketë për furnizimin me energji dhe ujë në të gjithë Kosovën.

 

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme