Rajoni 30 November 2024, 11:15 Nga VNA

Kosovë, sulmi në Zubin Potok, mblidhet Këshilli i Sigurisë

Ndaje në Whatsapp
Kosovë, sulmi në Zubin Potok, mblidhet Këshilli i Sigurisë

Në orët e para të mëngjesit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, udhëhoqi një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë pas një sulmi të tretë brenda 72 orëve që goditi infrastrukturën kritike, përfshirë furnizimin me ujë dhe prodhimin e energjisë elektrike. Sulmi dyshohet të jetë orkestruar nga Serbia, me përfshirjen e organizatave terroriste si "Mbrojtja Civile" dhe "Brigada Veriore," dhe ka ndërlidhje të mundshme me taktikat e përdorura nga Rusia në Ukrainë.

Këshilli shqyrtoi masat emergjente për të rikthyer situatën në normalitet dhe për të forcuar sigurinë e objekteve kritike. U vendos për angazhimin e Policisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë në terren dhe intensifikimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për të parandaluar sulme të ngjashme. Kryeministri Kurti deklaroi se Kosova është e vendosur të mbrojë qytetarët dhe infrastrukturën e saj dhe bëri thirrje për dënim ndërkombëtar të sulmit. Qytetarët u ftuan të mos bien pre e dezinformatave, ndërsa institucionet janë të përkushtuara për të siguruar drejtësinë dhe sigurinë.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme