Rajoni 27 November 2024, 21:55 Nga VNA

Çështja “Beleri” nuk është harruar, Zv.ministrja greke: Është pjesë e rrugës së Shqipërisë në BE

Ndaje në Whatsapp
Çështja “Beleri” nuk është harruar,

Zëvendësministrja për Punët e Jashtme e Republikës së Greqisë, znj. Alexandra Papadopoulou, theksoi gjatë një takimi me anëtarët e Komisionit për Perspektivat e Zgjerimit të Bashkimit Europian se çështja “Beleri” nuk është harruar.

Ajo e cilësoi këtë çështje si diçka më shumë se një problem dypalësh mes Greqisë dhe Shqipërisë, duke e lidhur ngushtë me perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Çështja e Belerit ka të bëjë me respektimin e shtetit ligjor dhe të drejtave themelore të njeriut. Ne i themi Shqipërisë se duhet të respektojë të drejtat e njeriut dhe kjo do të kontrollohet”, u shpreh Papadopoulou.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme