Kronika 7 September 2024, 13:55 Nga VNA

Atentati ndaj boksierit të njohur në Shkodër, policia identifikon autorin

Ndaje në Whatsapp
Atentati ndaj boksierit të njohur në Shkodër, policia identifikon

Është identifikuar autori i atentatit të sotëm ndaj boksierit të Vllaznisë, Arjon Kajoshi. Sipas policisë, autori i dyshuar është Alban Bruçi i cili ka qëlluar me armë drejt Range Roverit ku udhëtonte boksieri si shenjë hakmarrje.

Mësohet se babai i autorit të dyshuar është dhunuar me grushte në 3 qershor dhe autor i dyshuar është vëllai i boksierit, Arlind Kajoshi. Ky i fundit është në kërkim nga policia prej asaj kohe.

Atentati ndaj Arjon Kajoshit ka ndodhur rreth orës 12:30 në lagjen “Partizani”. Boksieri po kthehej nga stërvitja kur ndaj Range Rover-it ku udhëtonte është qëlluar me armë zjarri.

Për fat të mirë nuk ka përsona të lënduar, ndërsa shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit/ve.

 

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme