Kronika 7 September 2024, 09:15 Nga VNA

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Librazhd/ Makina përplas për vdekje 24-vjeçarin, shpallet në kërkim 55-vjeçari

Ndaje në Whatsapp
Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Librazhd/ Makina përplas

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”.

Automjeti i drejtuar nga një 55-vjeçar, është përplasur me një tjetër makinë dhe një motomjet.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, ndërsa 55-vjeçari është shpallur në kërkim pasi është larguar nga vendngjarja.

Njoftimi:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin N. B., 55 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. L., 32 vjeç dhe me motomjetin me drejtues shtetasin H. S., 24 vjeç.

Pas përplasjes drejtuesi i automjetit shtetasi N.B është larguar nga vendi aksidentit dhe vijon puna intensive nga ana e policisë per kapjen e tij.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi H. S.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme