Kronika 7 September 2024, 10:42 Nga VNA

Fshehu në banesën e tij të shumëkërkuarin, arrestohet edhe kushëriri i Marklen Hakës

Ndaje në Whatsapp
Fshehu në banesën e tij të shumëkërkuarin, arrestohet

Policia e Tiranës arrestoi Klajdi Hakën, kusheririn e Marklen Hakës pasi e perkrahu të shumëkërkuarin gjatë arratisë. Ndaj 21-vjecarit rëndojnë edhe dyshimet për armëmbajtje pa leje.

Aksioni për kapjen e Marklen Hakës që thurrte plane për vrasjen e Durim Bamit dikur mik i tij e më vonë armik i përbetuar u zhvillua gjatë ditëve të fundit  në Nikël derisa u finalizua me arresitmin e tij.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të operacionit policor të koduar "Liqeni i Bacungut", të dhënë ditën e djeshme, u arrestua shtetasi K. H., 21 vjeç, banues në Zezë, Nikël, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Përkrahja e autorit të krimit", parashikuar nga nenet 278/4 dhe 302 të Kodit Penal.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. H., (banesa ku fshihej shtetasi M. H., alias M. A.) është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme