Rajoni 11 January 2025, 09:07 Nga VNA

Arrestohet i riu që shkruante mesazhe kërcënuese në rrjetet sociale për Albin Kurtin

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet i riu që shkruante mesazhe kërcënuese në rrjetet

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda i Policisë së Kosovës në Prishtinë ka njoftuar se ka arrestuar një person, pas kërcënimeve ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti përmes postimeve në rrjetet sociale në emër të një grupi të quajtur “Brigada Sever”.

Sipas informacioneve nga Policia e Kosovës, veprimet hetimore kanë çuar në identifikimin e të dyshuarit, M. R. (mashkull kosovar, lindur në vitin 2004), i cili është arrestuar më 10 janar 2025 në Zveçan.

Gjatë ndalimit, ai është marrë në pyetje në prani të avokatit mbrojtës dhe është kryer një kontroll në banesën e tij, ku është gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie pa leje.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka njoftuar se “pas përfundimit të marrjes së deklaratës, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.”

Hetimet për rastin do të vazhdojnë nën autorizimin e prokurorit të rastit nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës. Arrestimin e M.R. e ka bërë të ditur edhe Veton Elshani, zv/drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, i cili ka thënë se “arrestimi është kryer për rast kanosje për interesa të krimeve të rënda në Prishtinë”.

Video

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme