Kronika 28 December 2024, 15:53 Nga VNA

Arrestohet 32-vjeçari në Tiranë për vjedhje me dhunë, bënte porosi online dhe vidhte produktet

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet 32-vjeçari në Tiranë për vjedhje me dhunë,

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Porositësi”, duke vënë në pranga një 32-vjeçar, i cili kryente vjedhje me dhunë pas porosisë së produkteve online. Shtetasi E. B., banues në Tiranë, porosiste aparate celular dhe, sapo korrierët mbërrinin për t’i dorëzuar, i kërcënonte ata me thikë dhe ua merrte produktet pa paguar.

Në kuadër të hetimeve, janë zbardhur dhe dokumentuar tre raste të vjedhjeve me dhunë, të kryera nga ky shtetas, në datat 15, 21 dhe 27 dhjetor 2024. Ai kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale të vjedhjes. Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar një aparat celular të vjedhur dhe një shumë parash.

Materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme. Policia vijon punën për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme