Kronika 28 December 2024, 13:07 Nga VNA

Goditen 8 qendra prostitucioni, procedohen 13 shtetase të huaja dhe dy klientë shqiptarë

Ndaje në Whatsapp
Goditen 8 qendra prostitucioni, procedohen 13 shtetase të huaja dhe dy

Policia e Shkodrës ka finalizuar një operacion të gjerë, duke goditur 8 qendra të ushtrimit të prostitucionit në qytet. Si rezultat, janë proceduar penalisht 13 shtetase të huaja, të cilat dyshohet se ushtronin veprimtarinë ilegale. Punonjëset e seksit vinin nga vende të ndryshme, përfshirë Perunë, Azerbajxhanin, Brazilin, Malin e Zi dhe Kinën.

Gjithashtu, janë ndaluar edhe dy shtetas shqiptarë, një 28-vjeçar dhe një 17-vjeçar, të cilët ndodheshin në këto ambiente në cilësinë e klientëve.

Policia ka sekuestruar si prova materiale 28 telefona celularë, një tablet, një kamerë dhe një shumë të konsiderueshme parash në lekë, euro dhe dollarë, të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm.

Hetimet vijojnë për të identifikuar dhe kapur organizatorët e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme