Kronika 27 December 2024, 12:34 Nga VNA

SPAK shtyn hetimet për ish-zv.Kryeministrin Arben Ahmetaj deri në mars 2025

Ndaje në Whatsapp
SPAK shtyn hetimet për ish-zv.Kryeministrin Arben Ahmetaj deri në mars

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka vendosur të shtyjë për tre muaj hetimet ndaj ish-zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj. Burime të afërta me hetimin bëjnë me dije se avokati i Ahmetajt është informuar për shtyrjen e hetimeve deri në mars të vitit 2025. Ky afat është i fundit për SPAK, i cili duhet të kalojë dosjen në Gjykatën e Posaçme të Krimeve të Rënda (GJKKO), e cila do të vendosë për kalimin ose jo të çështjes në gjykatë.

I njëjti vendim është marrë edhe për familjarët e tij, duke përfshirë bashkëjetuesen dhe ish-bashkëshorten e Ahmetajt. Ish-ministri i Financave, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar që nga korriku i vitit 2023, akuzohet për kryerjen e tre veprave penale: “Pastrim parash”, “Fshehje të pasurisë” dhe “Korrupsion pasiv”. Dyshohet se gjatë periudhës kur ishte ministër, Ahmetaj mundësoi lidhjen e kontratave koncesionare për disa sipërmarrës.

Njëkohësisht, ndaj tij po zhvillohet një hetim pasuror, ku janë sekuestruar dy vila, disa apartamente dhe llogari bankare. Edhe pse i shpallur në kërkim, hetimet për të vazhdojnë dhe priten zhvillime të reja pas afatit të marsit 2025.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme