Bota 13 January 2025, 17:44 Nga VNA

Analiza e BBC: Tre faktorë që ringjallin shpresat për vendosjen e një armëpushimi në Gaza

Ndaje në Whatsapp
Analiza e BBC: Tre faktorë që ringjallin shpresat për vendosjen e

Marrëveshja e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit, e diskutuar në bisedimet e Dohas, ka qenë në tryezë që nga maji i viti që lamë pas.

Megjithatë, pas tetë muajsh luftë po krijohen pritshmëri të reja për arritjen e marrëveshjes për shkak të zhvillimeve të rëndësishme, shkruan BBC.

Së pari, zgjedhja e Donald Trump si President i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara.

Trump ka kërcënuar me pasoja të rënda nëse pengjet nuk lirohen përpara se të marrë detyrën më 20 janar, ndërkohë që Hamasi mund ta interpretojë ndryshimin në udhëheqje si heqje të kufizimeve të vendosura nga administrata Biden ndaj Izraelit.

Në të njëjtën kohë, Izraeli është nën presion për t’i dhënë fund konfliktit, pasi Trump dëshiron një marrëveshje paqeje më të gjerë rajonale.

Kryeministri izraelit Netanyahu po përballet me presion të dyfishtë: nga njëra anë, kërkesat ekstreme të aleatëve të tij të ekstremit të djathtë për vazhdimin e luftës, si ministri i Financave Betzalel Smotrich, i cili kërcënon të largohet nga qeveria; dhe nga ana tjetër, humbjet në rritje të ushtrisë izraelite në Gaza .

Së fundmi, sipas BBC, rendit edhe një ndryshim të tretë – rajonal – që luan rol në ndryshimin e pritjeve për një armëpushim: dobësimi i aleatëve të Hamasit, nga Hezbollahu në Liban tek Bashar al-Assad në Siri, së bashku me vrasjen e udhëheqësit të Organizatës , Jahia Sinwar në Gaza.

Me gjithë vështirësitë, prania e zyrtarëve të lartë izraelitë në bisedimet e Dohas dhe intensifikimi i aktivitetit diplomatik rrit shpresat për arritjen e një marrëveshjeje pas muajsh gjakderdhjeje, thekson media britanike.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme