Kronika 29 December 2024, 12:00 Nga VNA

Aksidentoi policin, Gjykata e Tiranës vendos detyrim paraqitje për 21-vjeçarin

Ndaje në Whatsapp
Aksidentoi policin, Gjykata e Tiranës vendos detyrim paraqitje për

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurimit personal "detyrim paraqitje për 21-vjeçarin Rei Bitri, i cili aksidentoi një punonjës policie. Në seancë i riu ka deklaruar se punonjësi i policisë i doli përpara papritur.

Prokuroria është duke pritur rezultatet e ekspertizës nga spitali ku po mjekohet efektivi i policisë. Hetuesit kanë marrë edhe dëshmitë e dy efektivëve të tjerë të policisë të cilët kanë qenë në shërbim në rrugën "Xhanfize Keko" në momentin kur ka ndodhur edhe aksidenti.

Rei Bitri ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij privat, kur efektivi I ka udhëruar që të hapë krahun, moment kur 21-vjeçari e ka aksidentuar atë.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme