Bota 4 June 2024, 08:17 Nga VNA

24 orë pas zgjedhjes së presidentes së parë femër, në Meksikë vritet një kryebashkiake

Ndaje në Whatsapp
24 orë pas zgjedhjes së presidentes së parë femër,

Vritet Yolanda Sánchez, kryetare e bashkisë së një qyteti perëndimor meksikan, Cotija. Vrasja ndodhi vetëm 24 orë pas zgjedhjes së Claudia Sheinbaum, presidentja e parë femër e vendit. Lajmi u konfirmua nga autoritetet lokale.

Qeveria e shtetit të Michoacan, në Meksikën perëndimore, dënoi “vrasjen e kryebashkiakes së Cotija-s, Yolanda Sánchez Figueroa”, duke shtuar se një operacion sigurie është duke u zhvilluar për të kapur përgjegjësit.

Kryebashkiakja Sánchez u rrëmbye shtatorin e kaluar, ndërsa ajo ishte duke bërë pazar në një qendër tregtare, ku makina e saj u bllokua nga njerëz të armatosur. Tre ditë më vonë ajo u lirua dhe u gjet në një autobus pasagjerësh, pranë komunës së Vistahermosa.

Video

Fakulteti i Mjekësisë bojkoton mësimin për t'iu bashkuar protestës studentore.

“Do të të kalb në burg” / Zbardhet mesazhi që pretendohet se Gogu i çoi Veliajt në emër të Ramës

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme