Kronika 30 May 2024, 09:08 Nga VNA

Zhvatën qytetarët përmes mikrokredive, sekuestrohen 10 mln euro

Ndaje në Whatsapp
Zhvatën qytetarët përmes mikrokredive, sekuestrohen 10 mln euro
Sekuestrohen 10 mln euro të administratoreve të subjekteve financiare qe zhvaten qytetarët përmes mikrokredive. Prokuroria njofton se ndodhur përpara rastit të ngutshëm, pasi ekziston rreziku që këto shuma monetare, të cilat dyshohen si produkt i veprimtarisë kriminale, të transferohen apo të fshihen, është e nevojshme kryerja e sekuestrimit të llogarive bankare Në masën e sigurisë “arrest me burg” janë shtetasit Aldo Daka, Albert Gega, Edmond Mato dhe Arben Meskuti. Nën masën e sigurimit arrest në shtëpi janë lënë Jorsida Dervishi, Alketa Tanishi, Kejda Seri dhe Elda Ibro. Njoftimi i Prokurorise

Skema mashtrimi të kredidhënies, Prokuroria e Tiranës sekuestron llogari bankare në vlerë 10 mln euro administratorëve të subjekteve financiare

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit tëPërgjithshëm Tiranë, sekuestroi llogaritë bankare në një vlerëtotale 10 milionë euro të dhjetë shtetasve dhe 3 subjektevefinanciare mikrokredi nën akuzë për veprën penalePastrim iprodukteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminaleparashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Nga aktet e administruara, rezultoi se shtetasit A.M., K. S., E.I. dhe persona të lidhur me ta, si dhe subjektet Microcredit Albania shpk dhe Final shpk, kanë vlera të konsiderueshmeparash në lekë dhe valutë të huaj të depozituara në banka tënivelit të dytë si dhe obligacione të ndryshme.

Për to, Prokuroria pranë Gjykatës Shkallës Parë Juridiksionit Përgjithshëm Tiranë, ka dyshime se lidhen me vepra penale të kryera nga këta shtetas dhe këto shoqwri gjatëushtrimit të aktivitetit të tyre financiar në lidhje me blerjen e portofoleve të kredive të këqija nga banka të nivelit të dytë dhedhënien e kredive të tjera shtetasve të ndryshëm duke sekuestruar pasuritë e këtyre qytetarwve në raport të zhdrejtëme vlerën e kredive të akorduara.

Ndodhur përpara rastit ngutshëm, pasi ekziston rreziku këto shuma monetare, të cilat dyshohen si produkt iveprimtarisë kriminale, transferohen apo fshihen, është e nevojshme kryerja e sekuestrimit llogarive bankare përshtetasit: A.M., E.C., O.I., E.I., A.G., A.Gj., V.B., A.G., J.M., E.M., dhe subjekteve financiare ADCA shpk., Final shpk dhe“Micro Credit Albania” sha.

Shtetasit në fjalë, kanë investuar në letra me vlerë me interesvjetor maturimi nga 4% deri në 10.5%

Video

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme