Politika 15 July 2024, 09:46 Nga VNA

Zgjedhjet në Himarë/ PS padit Komisionin Qendror të Zgjedhjeve

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet në Himarë/ PS padit Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
Zgjedhjet e pjeshme vendore në Himarë bëhen objekt gjykimi ne Kolegjin Penal. Është partia socialiste e cila ka depozituar kërkesë padi kundër  Komisioni Regullator në KQZ për mosmiratimin e afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e 4 gushtit. Socialistët kërkojnë "Detyrimin e Komisionit Rregullator në KQZ për të marrë menjëherë vendim “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024”. Në Himarë do të mbahen zgjedhjet pas përfundimit të mandatit të Alfred Belerit që u dënua për shitblerje votash. Në garë për kryebashkiakë janë Vangjel Tavo e Petro Gjikuria.  

NJOFTIM PËR MEDIA

datën 15.07.2024 ora 12:00,  ambientet e GjykatësAdministrative Apelit, adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë, do hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues përgjykimin e Kërkesëpadisë Nr.3 Regj.Themeltar Dt.12.07.2024Regjistrimi, me:

PADITËSE:  Partia Socialiste e Shqipërisë.

I PADITUR:  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

OBJEKTI:  - Kundërshtim ndaj mosmarrjes vendim nga Komisioni Regullator në KQZ, “r miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do tëzhvillohen më datë 4 gusht 2024”.

                     - Detyrimin e Komisionit Rregullator në KQZ për të marrë menjëherë vendim “r miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do tëzhvillohen më datë 4 gusht 2024”.

Për dijeni, Komisioni Rregullator në KQZ rezulton të ketë disponuar Vendim Nr.2 Dt. 09.07.2024 Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024”, në përmbajtje të të cilit është pasqyruar edhe shënimi:

Në zbatim të pikës 3, të nenit 20, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndyshuar, akti nuk mori numrin e kërkuar të votave për t’u konsideruar i miratuar (3 prej anëtarëve të Komisionit Regullator kanë votuar pro dhe 2 anëtarë kanë votuar kundër).

 Tiranë, më 15.07.2024

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme