Lifestyle 9 August 2026, 07:58 Nga VNA

Vetëm 500–700 kanë mbetur në natyrë, nis misioni për të shpëtuar një nga hardhucat më të rralla në botë

Ndaje në Whatsapp
Vetëm 500–700 kanë mbetur në natyrë, nis misioni

Në një inkubator në Guatemalë, disa vezë të vogla po monitorohen me kamera 24 orë në ditë. Brenda tyre mund të jetë një pjesë e së ardhmes së një prej zvarranikëve më të rrezikuar të planetit.

Bëhet fjalë për Heloderma charlesbogerti, hardhucën guatemalase me luspa si rruaza, e njohur në vend edhe si “niño dormido” – “fëmija që fle”.

Sipas drejtuesit të projektit të konservimit në kopshtin zoologjik La Aurora, Rowland Griffin, në natyrë mund të kenë mbetur vetëm 500 deri në 700 individë të rritur. 

Specia gjendet vetëm në shkurret me gjemba të luginës Motagua të Guatemalës, një nga rajonet më të thata të Amerikës Qendrore.

Popullsia është goditur nga humbja e habitatit, por edhe nga tregtia e paligjshme e kafshëve ekzotike. Pamja e pazakontë dhe rrallësia e saj e kanë bërë të kërkuar në tregun ilegal të kafshëve shtëpiake.

Për ta shpëtuar, konservatorët po përpiqen të krijojnë një brez të ri në kushte të kontrolluara.

Në kopshtin zoologjik La Aurora në Guatemala City, vezët monitorohen me kamera në distancë dhe inkubatorë. Pas çeljes, puna bëhet edhe më delikate.

Të vegjlit duhet të mësojnë sjelljet që do t’u duhen kur të kthehen në natyrë: të ushqehen vetë, të ngjiten dhe të përshtaten me një mjedis që nuk ka asgjë të përbashkët me sigurinë e një inkubatori. 

Plani është që fillimisht të dërgohen në rrethime të mëdha brenda habitatit të tyre natyror. Vetëm pasi të përshtaten, do të lihen plotësisht të lirë, ndërsa shkencëtarët do të vazhdojnë t’i monitorojnë.

Specia ka nivelin më të lartë të mbrojtjes sipas konventës ndërkombëtare CITES që prej vitit 2007. 

Hardhuca ushqehet kryesisht me vezë zogjsh dhe zvarranikësh. Është helmuese, por helmi i saj nuk njihet si fatal për njerëzit.

Në korrik, Reuters publikoi edhe fotografi të një prej të vegjëlve të sapoçelur duke u matur nga konservatorët – një krijesë e vogël që përfaqëson një shpresë të madhe për mbijetesën e gjithë species. 

Nëse programi funksionon, këta të vegjël do të kalojnë nga inkubatori në luginën Motagua dhe mund të ndihmojnë që “fëmija që fle” të mos zhduket përgjithmonë.

Video

Këto janë pamjet e momentit kur Kristian Sterjo, i dyshuari për vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë, shoqërohet nga policia drejt furgonit të uniformave blu. Pas disa orësh kërkime, policia ka bërë të mundur kapjen e tij në afërsi të banesës. Sterjo po shoqërohet në komisariat, ku pritet të vijojnë procedurat e mëtejshme hetimore dhe ligjore. Vrasja ndodhi pasditen e sotme në lagjen nr. 14 të Korçës, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

Këto janë pamjet e arrestimit të Renardo Nallbanit, i shpallur në kërkim prej rreth dy vitesh në kuadër të hetimeve për dosjen e inceneratorit të Tiranës. Nallbani u lokalizua nga shërbimet e Policisë së Vlorës në vilën e tij në Palasë, ku edhe u bë arrestimi. Ai akuzohet për disa vepra penale në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës, ndërsa pas arrestimit pritet të transferohet në Tiranë për vijimin e procedurave ligjore.

Pamje nga vendi i ngjarjes në Korçë, aty ku u vra 20-vjeçari Johan Zuko Këto janë pamjet nga pallati në lagjen 14 të Korçës, ku ndodhi vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko. Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se ishte duke u ndjekur nga autori dhe tentoi të fshihej brenda pallatit, por u kap nga autori dhe u qëllua me armë zjarri.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme