Kronika 22 May 2024, 21:40 Nga VNA

U përfshinë edhe efektivët e RENEA-s, ja vrasjet mafioze të Rrëshenit që u zhvendosën në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
U përfshinë edhe efektivët e RENEA-s, ja vrasjet mafioze të

Emisioni ‘Në Shënjestër’ i gazetares Klodiana Lala, ka trajtuar mbrëmjen e sotme dosjen më të fundit të SPAK ku zbardhen shumë detaje mbi lidhjet, përplasjet, aleancat dhe skenarët e vrasjeve, mes grupeve apo bandave kriminale.

Hetimet e SPAK hodhën dritë edhe për një nga ngjarjet me tronditëse të regjistruara në kryeqytet, e cila për nga mënyra e realizimit u konsiderua si akt terrorist.

Atë të ndodhur më 15 Shtator 2020, rreth orës 18.50, në vendin e quajtur ura e Nishrak-ut.

Ku shpërthimi i një sasie të konsiderueshme lënde eksplozive, të vendosur poshtë makinës ‘Mercedes Benz’ me të cilën ai lëvizte, la të plagosur rëndë shtetasin Preng Gjini.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme