Sport 18 June 2024, 20:38 Nga VNA

Turqia dhe Gjeorgjia dhurojnë spektakël, në fund triumfojnë turqit

Ndaje në Whatsapp
Turqia dhe Gjeorgjia dhurojnë spektakël, në fund triumfojnë

Tuqia ka trimfuar ndaj Gjeorgjisë në një ndeshje plotë spektakël. Pjesa e parë ishte e pothuajse barabratë, ndërsa fillimisht ishin turqit që e nisën më shpejtë takimin dhe falë presionit të ushtruar shënuan golin e epërsisë me anë të Muldur, në minutën e 25-të.

Turqit realizuan sërish me juventinin Yildiz, por ishte VAR, që anuloi gjithçka për shkak të pozicionit të parregullt. Gjeorgjanët reaguan menjëherë, duke gjetur barazimin, 7 minuta më pas nga ana e Mikautadze. Edhe në aspektin e lojës, gjeorgjanët vendosën balancën, duke bërë që fraksioni i parë të mbyllet në baraspeshë.

Në pjesën e dytë, ishte skuadra e Montellas e cila mori sërish kontrollin e lojës, duke vendosur nën presion skuadrën kundërshtare. Për të çuar peshë gëzimin e tifozëve të shumtë turq, prezentë në Dortmund, u desh një perlë e futbollistit të Real Madrid, Arda Guler, i cili nga jashtë zonës, dhuroi “një magji” me të majtën.

Turqia administroi mjaft mirë rezultatin, pavarësisht përpjekjeve të skuadrës gjeorgjiane. Në sekondat e fundit, pas një kundërsulmi, ishte Akturkoglu, që përfitoi edhe nga dalja e portierit për të shtyrë topin drejtë rrjetës me portën e zbrazët dhe fiksuar shifrat finale në 3-1 duke marrë fitoren e parë kështu në këtë evropian.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme