Sport 17 June 2024, 17:08 Nga VNA

Rumania e pamëshirshme ndaj Ukrainës, fiton me rezultat të pastër dhe merr kreun e grupit E

Ndaje në Whatsapp
Rumania e pamëshirshme ndaj Ukrainës, fiton me rezultat të

Rumania është treguar e pamëshirshme ndaj Ukrainës duke fituar me rezultatin 3-0. Një fitore e thjeshtë për rumunët, me një rezultat në fakt që nuk pritej, duke qenë se nga “bookmakers”, Ukraina shihej si më e avantazhuar në këtë përballje. Në Allianz Arena të Munihut, ishte kombëtarja rumune që e dominoi takimin, ndërkohë që ukrainasit, pavarësisht mundësive që krijuan, nuk arritën dot të impononin lojën kundërshtarit.

Ukaina shënoi që në pjesën e parë, në minutën e 29-të me Stanciu. Pjesa e dytë foli sërish vetëm për rumunët, të cilët realizuan, 2 herë Brenda 4 minutave ( 53’ dhe 57’) me Razvan Marin me një gjuajtje të bukur nga jashtë zone, si dhe me Dragus.

Me këtë fitore rumunlt ngjiten në krye të Grupit E me 3 pikë, në pritje të sfidës tjetër të këtij grupi, ajo që do të luhet në ora 18:00, mes Belgjikës dhe Sllovakisë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme