Sport 15 Qershor 2024, 09:45 Nga VNA

Sot të gjithë sytë tek Kombëtarja, Shqipëria nis Euro 2024 kundër Italisë

Ndaje në Whatsapp
Sot të gjithë sytë tek Kombëtarja, Shqipëria nis Euro

Mbrëmjen e sotme Shqipëria nis rrugëtimin e saj në kampionatin europian “Euro 2024” në Gjermani.Kjo është pjesëmarrja e dytë në këtë kompeticion, pas atij të vitit 2016, ku dolëm me kokën lart dhe arritëm të merrnim një fitore përballë Rumanisë.

Kuqezinjtë në këtë edicion do tentojnë të bëjnë më mirë, edhe pse ndodhemi në një grup ferri, në grupin B me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.

Përballja e pare është kundër katër herë kampionëve të botës, Italisëm, duel i cili do të startojë në orën 21:00 në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dormundit. Forca më e madhe e kombëtares sonë pritet të jenë tifozët kuqezi, të cilët kanë pushtuar Gjermaninë që prej ditës së djeshme.

Ky stadium ka një kapacitet prej 82 mijë vendesh, por që për shkak të rregullave të UEFA-s do të ketë një kapacitet të reduktuar në 62 mijë ulëse. Sipas mediave të huaja, në stadium priten të jenë rreth 50 mijë tifozë shqiptarë.

Edhe pse na ndajnë pak orë nga dueli, duket se Silvinho nuk e ka ndarë ende mendjen përfundimisht mbi 11-tëshen titullare, ku ka disa balotazhe për disa pozicione. Shqipëria pritet të zbresë në fushë me modulin e zakonshëm, 4-3-3.

Për portën Berisha është i avantazhuar ndaj Strakoshës, ndërkohë që në dyshen para “gardianit”, i sigurt është Gjimshiti, teksa ka një balotazh të fortë për shoqëruesin e tij mes Ajetit dhe Ismajlit, me këtë të fundit që duket se do e nisë nga minuta e parë.

Nuk ka risi nga krahët, me Mitaj dhe Hysajn të blinduar, ndërsa mesi i fushës pritet të jetë ai që luajti dhe në takimin e fundit me Azerbajxhanin, Asllani me Ramadanin, teksa titulla pritet të jetë edhe Bajrami, por në dyshime mbi pozicionin e tij.

Nëse aktivizohet në mesfushë, në krahun e majtë pritet të luajë Seferi, por Silvinho ka provuar dhe taktikën duke e spostuar atë në të majtë dhe në mesfushë pritet të aktivizohet një mes Laçit dhe Abrashit.  Në të djathtë të sulmit pritet të jetë Jasir Asani dhe në majën e sulmit Armando Broja.

Sa i përket Italisë, Spalletti është përpjekur të ruajë gjithçka për të surprizuar. Tekniku i të kaltërve për këtë arsye ka preferuar të zhvillojë seancën e fundit në qendrën ku po stërvitet Italia dhe jo në stadiumin e ndeshjes, teksa në konferencë për shtyp nuk zbuloi nëse do të zbresë në fushë një skuadër të rreshtuar me mbrojtjen me tre apo mje katër.

Edhe mediat më prestigjioze në Itali në këtë situatë janë treguar të rezervuara, duke mos guxuar të hipotetizojnë e megjithatë ka disa që japin indicie, sipas tyre mbrojtja pritet të jetë me 4, me modulin 4-2-3-1. Para Donnarummës do të rreshtohen, Di Lorenzo, Mancini, Calafiori dhe Dimarco.

Në mesfushë Barella është rikuperuar dhe do të jetë në qendër me Jorginhon, teksa i padiskutueshëm në majën e sulmit duket Scamaça, që do të mbështetet nga një treshe lojtarësh që e bëjnë Italinë të paparashikueshme, pikërisht Chiesa Fratessi dhe Pellegrini.

Më pas Shqipëria do të luajë kundër Kroacisë dhe ndeshjen e fundit në grup e ka kundër Spanjës. Veç dy vendeve të para të grupit, Shqipëria ka shansin të kalojë në fazat me eliminim direkt edhe si një prej 4 vendeve të treta më të mira të grupit.

 

 

Video

Donald Trump dhe Melania Trump pritën në Shtëpinë e Bardhë Mbretin Charles III dhe bashkëshorten e tij Camilla, për nisjen e vizitës së tyre zyrtare 4-ditore në SHBA. Pas ceremonisë së mirëseardhjes, ata zhvilluan një takim informal me çaj dhe vizituan ambientet e rezidencës presidenciale. Vizita do të vazhdojë me paradë ushtarake, fjalim të Charles III në Kongres dhe do të përfundojë me një darkë shtetërore për forcimin e marrëdhënieve SHBA–Britani.

Momentet kur policia braziliane arreston bosin e drogës Ervin Mata. Ky i fundit ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Librazhd–Elbasan, në zonën e Xibrakës, ku përplasja e katër automjeteve i ka marrë jetën një shtetasi të huaj. Përveç viktimës, raportohet edhe për disa persona të plagosur, të cilët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Ndërsa brenda sallës së Washington Hilton shpërtheu paniku pas të shtënave gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, një i ftuar vendosi të mos largohej nga vendi. Michael Glantz, agjent i Creative Artists Agency, tha se vazhdoi të qëndronte në karrige dhe të hante sallatën, duke shtuar se si njujorkez është mësuar me sirena dhe situata të tilla dhe nuk u tremb nga rrëmuja përreth.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme